16-vjeçari dënohet për 27 akuza, vrau katër shokët e klasës dhe plagosi shtatë të tjerë

16-vjeçari dënohet për 27 akuza, vrau katër…

Ethan Crumbley, 16-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e katër shokëve të shkollës vitin e kaluar në periferi të Miçiganit, u deklarua fajtor të hënën për të gjitha akuzat kundër tij.

Ai u shpall fajtor për 24 akuza, përfshirë terrorrizmin. Crumbley u shfaq në gjykatë me flokë të gjatë me uniformë portokalli dhe maskë për fytyrën. Ai e mbajti kokën ulur për pjesën më të madhe të seancës.

Më tej, 16-vjeçari tha se armën e kishte blerë i ati. Ai u akuzua për terrorizëm duke shkaktuar vdekje, katër akuza për vrasje të shkallës së parë, shtatë akuza për sulm me qëllim për vrasje dhe 12 akuza për posedim të një arme zjarri në kryerjen e një krimi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit