Vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë, apeli i 'fal' 5 vite dënim policit

Vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë, apeli…

Ish-punonjësi i policisë Ludian Zaimi do të vuajë pesë vite më pak burgim lidhur me ekzekutimin e një kolegu të tij, ngjarje në të cilin ai ishte autor dhe u shpall fajtor.

Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Zaimin me 35 vite burgim për akuzën “Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit’. Kjo akuzë u ndryshua me vendim të Gjykatës së Apelit në “vrasje me dashje”! Tashmë pas ndryshimit të akuzës, vendimi i ri e lë Zaimin për 30 vite në një burg të sigurisë së lartë.

Për çfarë akuzohet ish-punonjësi i Policisë?

Mbrëmjen e 21 majit 2022, Ludian Zaimi ekzekutoi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi në Tiranë. Ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të komisariatit numër 3, dhe fatkeqësisht Saliasi ndërroi jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.

Në momentin e ngjarjes të pranishëm në komisariat ishin dhe punonjës të tjerë të policisë, por nuk mundën ta ndalonin kolegun e tyre të kryente këtë akt! Zaimi kishte 1 vit e gjysmë pjesë e Policisë së Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit