
Fetah Narra, 58 vjeç dyshohet se është autori i vrasjes së 64-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare të Kuçovës. Narra është komshi i viktimës, ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore ai e ka mbytur me duar 64-vjeçaren. 58-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor, teksa ka mbytur 64-vje 135aren për shkak të borxheve që i kishte asaj. Pas hetimeve policia ka identifikuar autorin, Fetah Narra, 58 vjeç, ndërsa gjatë momentit që është prangosur ka deklaruar se fqinja i ngeli në duar pa kuptuar.
Autori:
Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq.
Autori i vrasjes ka vrarë 64-vjeçaren dhe më pas e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe e ka hedhur në kanal, ku e ka mbuluar me gjethe.