Vrau kunatën dhe më pas veten, flasin prindërit e 43 vjeçarit "Ishte i qetë pasi qëlloi nusen"

Vrau kunatën dhe më pas veten, flasin…

Pasditen e kësaj të diele prindërit e 43 vjeçarit i cili vrau kunatën dhe më pas veten kanë folur për mediat. Sipas të atit, Gëzim Sinani tha se ai vetë nuk e ka lëvizur armën, e madje nuk e ka ditur më herët që djali i tij kishte një armë.

Absolutisht jo, unë jam i vjetër, kam bërë ushtri, kam bërë zbor. Unë i di rregullat e ushtrisë nuk mund të lëvizja armën. Se dija që kishte armë. Unë nuk e kam prekur armën me dorë se i di rregullat aq mirë sa s’ka. Në raste të tilla duhen doreza”, tha ai.

Ndërsa mamaja e tij Ikbale Sinani, tha se i biri ishte shumë i qetë pasi kishte qëlluar për vdekje kunatën, ndërsa veten e vrau në oborrin e shtëpisë.

Mes dhimbjes ajo rrëfeu se nuk ka asnjë person të tretë të përfshirë në ngjarje pasi krimi në familje ndodhi brenda pak minutash.

Nuk e di se ku e ka marrë armën. Ishte shumë i qetë pasi kishte vrarë Migenën. Landi e ka vrarë vetën në korridor. Se di ku shkoi më pas pistoletën. Nuk e ka bërë askush tjetër, e bëri Landi. Nuk më shkonte kurrë mendja se Landi do të vriste Migenën”– tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit