Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata lë në burg Tefik Tashin

Vrau kunatën me sëpatë, Gjykata lë në…

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën “Arrest në burg” për Tefik Tashin, i cili vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevanin. Tafik Tashi deklaroi para gjyqtarëve se e vrau kunatën, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonin së bashku.

Kjo ka qenë pikënisja e konfliktit që përfundoi në tragjedi. Gjithashtu, përpara hetuesve Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh, sidomos kohët e fundit duke i thënë se është impotent.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Kusarth në Elbasan.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit