
Është zbardhur dëshmia e autorit qe vrau kunatën Tefik Tashi. Përpara grupit hetimor AI ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë qe nuk e lejonte bashkëshorten e autorit te shkonte ne shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin. Sipas tij, ky fakt ka qenë pikë nisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht.
Më tutje ai ka shtuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh kohet e fundit duke i thënë se është impotent.
“Kishte kohe qe me ofendonte nuk e munda ta duroj dot ma thoshte sa here madje edhe ne prani te familjareve fjalën impotent”, është shprehur ai.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku Tefik Tasgi rau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevani.