Vrau kunati, Apeli i ul dënimin: Nuk është vrasje me dashje

Vrau kunati, Apeli i ul dënimin: Nuk…

35-vjeçari Klajdi Shundi do të vuajë 8 vite burg për vrasjen e kunatit Vladimir Zvezhda. Ngjarje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit të vitit 2021, në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e dënoi Shundin me 20 vite burg në shkurt të këtij viti, Apeli deklaron se nuk është një vrasje me dashje, por e ndodhur në kushtet e tronditjes së thellë psikike, duke e dënuar me 8 vite burg.

Autori 35-vjeçar Klajdi Shundi kishte ftuar motrën dhe kunatin e tij për Vitin e Ri për të festuar blerjen e një apartamenti të ri.Pasi kanë pirë dhe janë dehur, viktima është konfliktuar me bashkëshorten e tij, që është edhe motra e 35-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit