Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën prej vitesh, gjykata greke rikthen në burg 50-vjeçarin shqiptar

Vrau kunatin që i kishte përdhunuar vajzën…

Para pak ditësh, në Volos, Greqi, shqiptari vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, me armë gjahu. Shkak u bë rrëfimi i vajzës së tij e cila i kishte treguar të atit përdhunimet dhe kërcënimet me video intime. Pelivani kishte abuzuar me vajzën e shqiptarit prej vitesh.

50-vjeçari ka 3 vajza nga martesa e parë dhe një djalë nga martesa e dytë, ndërsa Pelivani ishte vëllai i gruas aktuale. Tashmë mësohet se 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin 33-vjeçar, është rikthyer në burg me një vendim të ri të gjykatës.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Volosit e cila miratoi propozimin e prokurorit dhe kërkoi për ndalimin e përkohshëm të 50-vjeçarit, i cili deri më sot qëndronte në arrest shtëpie për shkak të mosmarrëveshjes mes prokurorit dhe hetuesit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit