Vrau Mateon dhe përdhunoi të miturën | Gledis Nano: Çalamani ishte vetëm hajdut pulash dhe banesash

Vrau Mateon dhe përdhunoi të miturën |…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka dhënë një deklaratë për ngjarjen e rëndë ku mbeti viktimë Mateo Vasiu. Nga Komisioni i Sigurisë, ku bëri një raportim lidhur me performancën e policisë së shtetit, Nano u ndal tek autori i 8 vejçarit, Mateo, Klodian Çalamani. E ndonëse banorët e fshatit pas ngjarjes u shprehën se Çalamanin e kanë denoncuar në polici sepse ngacmonte gratë e fshatit, sipas Gledis Nanos ndaj autorit nuk ka pasur kallëzim në fushën e abuzimit seksual, por vetëm akuzohet si hajdut banesash.

Gledis Nano:

Nga këto ngjarje, veçojmë ngjarjen datës 16 në fshatin Grecalli të bashkisë Fier ku u arrestua Klodian Çalamani i cili ka vrarë me sende të forta M.V. që e kishte groposur në oborrin e banesës. Autori rezulton një person i evidentur nga policia e shtetit një person me precedent. Gjykata e kishte dënuar me 4 vit burg për heqje të paligjshme të lirisë dhe është liruar nga burgu i Rrogozhinës më 6 gusht 2009 për plotësim të kohës së vuajtjes së dënimit. Për këtë shtetas ka pasur të dhëna policore se ka aktivitet kriminal në drejtim të vjedhjes së banesave, bagëtive e shpendëve në fshat, informacione që kanë qenë pas verifikimeve Për autorin pas përfundimit të dënimit nuk ka pas informacione, të dhëna apo kallëzime si i dyshuar për vepra penale në fushën e abuzimeve seksuale apo dhunës në familje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit