Vrau mbi 40 gra, dhe me to ushqeu derrat e fermës, vdes në burg maniaku

Vrau mbi 40 gra, dhe me to…

Një vrasës serial është vrarë në burg gjatë një konflikti me një tjetër të burgosu. Robert Pickton po vuante dënimin e tij në provincën e Quebec për vrasjen e 26 grave në Vankuver.

Një i burgosur 51-vjeçar ishte në paraburgim për sulmin ndaj Pickton, tha zëdhënësi i policisë Hugues Beaulieu në fillim të këtij muaji.

Robert “Willie” Pickton u dënua për gjashtë akuza për vrasje të shkallës së dytë dhe u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2007, me periudhën maksimale të pamundësisë së lirimit me kusht prej 25 vjetësh, pasi u akuzua për vrasjen e 26 grave.

22 vite më parë policia kontrolli fermën e maniakut Pickton pasi shumë gra po raportoheshin të zhdukura. Në fermë u gjetën eshtrat e grave ADN- e të cilave bënte autori Robert Pickyon.

Gjatë gjyqit të tij, dëshmitari i prokurorisë  AndreW BellWood  tha se Pickton i tregoi se si i mbyti viktimat e tij dhe i ushqeu me mbetjet e tyre derrave. Zyrtarët shëndetësorë dikur lëshuan një këshillë për mishin e ndotur për fqinjët që mund të kishin blerë mish derri nga ferma e Pickton, me shqetësimin se mishi mund të kishte mbetje njerëzore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit