Vrau me kallash 2 nxënës dhe shoferin | Njësia Speciale nis gjurmimin e autorit të masakrës: Dorëzohu!

Vrau me kallash 2 nxënës dhe shoferin…

Patrullimi nga ana e Njësisë Speciale të Kosovës ka nisur në Deçan që pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme. Për pasojë nga sulmi me armë zjarri humbën jetën dy nxënësit Ledion Hamzaj, 16 vjeç dhe Gentiana Mustafaj, 17 vjeç si edhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj.

Sipas informacioneve, autori i maskuar i ngjarjes shtiu me breshëri drejt nxënësve, teksa ekspertiza për ngjarjen e rëndë është në vijim. Autobusi që u sulmua nuk është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa zona po kontrollohet përmes qenve nuhatës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit