Vrau me sëpatë një burrë në pazarin e Korçës, kush është i burgosuri që vari veten

Vrau me sëpatë një burrë në pazarin…

Gjatë ditës së sotme është publikuar lajmi i vetëvrasjes në burgun e Krujës të një të burgosuri nga Korça.

Ai ishte autor i një ngjarje te rëndë ndodhur 4 muaj me parë. Qëlloi me sopatë një shitës bananesh në Korçe duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në burgun e Zaharisë ku trajtohen dhe vuajnë dënimin të gjithë ata persona me probleme të shëndetit mendor.

Zamir Topi autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit ka varur veten në qelinë e tij në orët e vona të darkës. Burime konformojnë  se Zamir Topi kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

4 muaj më parë Zamir Topi ka goditur me sëpatë në kokë shtetasin Dashnor Osmani duke e lënë të vdekur në vend në Pazarin e Korçës. Vetëm pak minuta më pas ai u kap nga policia duke mbajtur sëpatën në dorë.

Zamir Topit, deklaroi në polici se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një sherr me Dashnor Osmanin për varrin e nënës.

Autori pretendonte se Topi, i cili shiste banane në zonën e Pazarit të Korçës, i ka dëmtuar varrin e nënës.

Topi dhe Osmani kanë varrosur në 2014 në Korçë të afërmit pranë njëri-tjetrit, dhe autori i krimit kishte ngritur pretendimet se Dashnor Osmani i kishte dëmtuar rëndë varrin e nënës së tij.

Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës. Mes Osmanit dhe Topit, ka pasur konflikt të vazhdueshëm për këtë çështje.

Gjatë marrjes në pyetje mësohet se Topi ka shfaqur pendesë për krimin.

Ndërkohë që Familja e autorit që  kishin më shumë se 1 muaj qe nuk kishin komunikuar me të në fshatin Pocestë ka hapur dyert e mortit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit