Vrau me thikë fqinjin, shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiles në Durrës

Vrau me thikë fqinjin, shpërthim tritoli në…

Mbrëmjen e kësaj të hëne ka pasur një shpërthim me tritol në një banesë në Durrës. Tritoli i është vendosur shtëpisë së autorit të vrasjes së Halil Kokës, Ilir Koçilja. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 19:55, në lagjen nr.4. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe fatmirësisht nuk ka pasur njeri të lënduar, pasi në shtëpi nuk banonte njeri.

Koçilja, që aluzohet si autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur më 14 Shkurt, është lënë në arrest me burg. Vrasja e Halil Kokës dyshohet se ndodhi pas një sherri mes dy banorëve për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit. Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja, ky i fundit i kërkonte të mos e parkonte makinën aty.

Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit. E sipas tij, ditën e ngjarjes, Halil Koka e kërcënoi.

46-vjeçari Halili Koka u godit me thikë në zemër dhe humbi jetën gjatë dërgimit për në spitalin e qytetit. Autori u kap nga policia pas disa orësh.

Kur doli para gjykatës Koçilja shfaqi pendesë, por në deklarimet e tij pati paqëndrueshmëri. Avokati i tij tha se klienti ka probleme të shëndetit mendor dhe për këtë arsye është vendosur që t’i bëhet ekspertim i gjendjes psikologjike dhe mendore. Edhe në vitin 2018 ai ka qenë i dënuar me 4 muaj e 20 ditë burg për përndjekjen e një vajze.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit