Vrau me thikë italianin, shqiptarja: Më ngacmonte seksualisht

Vrau me thikë italianin, shqiptarja: Më ngacmonte…

Para pak kohësh një ngjarje e rëndë ndodhi në Italli. Mide Ndreu, 51 vjeç nga Shqipëria, teksa punonte në shtëpinë e një italiani, vrau me thikë një pensionist. Në dëshminë e saj, Ndreu thotë se aktin e kreu pasi i moshuari e kishte ngacmuar seksualisht. Sipas lastampa.it 51-vjeçarja e mbrojtur nga avokatët Giuseppe Ruffier dhe Annalisa Lipari, thekson se edhe pse ngacmohej nga i moshuari, ajo vazhdonte të punonte pasi kishte nevojë për para.

Shqiptarja:

Ai ishte i dhunshëm. Nga frika i plotësova kërkesat e tij. Dhe shkova tek ai sepse më duhej puna. Edhe ditën e vrasjes unë refuzova dhe ai mori një thikë. Patëm përleshje dhe unë ia mora thikën për t’u mbrojtur.

Sipas shqiptares ditën kur e vrau, ajo kishte shkuar për të lartë enët, por i moshuari e kishte ngacmuar seksualisht.

“Nuk dua, ndalo,”-tregoi se i ishte përgjigjur ajo, kështu që ai kishte marrë një thikë nga lavamani dhe nisi ta kërcënonte. 

51-vjeçarja, Midie Ndreu, mësohet s e ka goditur  12 herë me thikë dhe e kishte plagosur në gjoks dhe  bark. Plagët rezultuan fatale, ndërsa i morën jetën italianit.

Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit