Vrau me thikë Stivën Toshkëzin, vetëdorëzohet në polici autori Aksel Hoxhaj

Vrau me thikë Stivën Toshkëzin, vetëdorëzohet në…

Aksel Hoxhaj, 18-vjeçari që vrau me thikë Stivën Toshkëzin, është vetëdorëzuar në polici. Dy ditë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në afërsi të gjimanazit “Partizani”, autori i vrasjes i ka dhënë fund arratisë duke pranuar të bëhet pjesë e gjykimit.

Sherri mes të rinjve kishte nisur për një vajzë, me të cilën viktima kishte një lidhje, por që Hoxhaj shfaqi po ashtu një pëlqim ndaj saj.

Konflikti mes të rinjve përfundoi me përdorimin e armëve të ftohta, ku si pasojë e plagëve humbi jetën në spital Stivën Toshkëzi. Ai sapo kthehej nga puna kur u përballë në rrugë me Aksel Hoxhën, i cili e qëlloi nga xhami i makinës me mjetin prerës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit