Vrau nënën e tij dhe më pas i piu gjakun, gjykata lë në burg Urim Hysenin

Vrau nënën e tij dhe më pas…

Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” ndaj të pandehurit Urim Hyseni, i cili vrau nënën e tij.

Përmes një njoftimi, Gjykata ka lajmëruar se masa e sigurisë është për një afat 30 ditor, dhe se kërkesa e Prokurorisë u pranua pasi u vlerësua se ishte e bazuar, duke pasur parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale, për të cilën Kodi Penal ka parashikuar dënim me jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Duke pasë parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ngjarja ndodhi menjëherë pasi i riu ishte kthyer nga Gjermania, një krim që tronditi mbarë opinionin publik.

I riu e akuzonte nënën e tij për ndarjen nga bashkëshortja. Hyseni vrau nënën e tij duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit