Sipas mediave italiane, mes nënës dhe të birit nuk ishin raportuar konflikte apo tensione të mëparshme. Eduart Xhani kishte lindur në Itali në një familje me origjinë shqiptare dhe kishte jetuar me nënën në Chiari, pas ndarjes së saj nga bashkëshorti. Gjendja e tij psikologjike do të jetë pjesë e ekspertizave gjatë procesit gjyqësor, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e krimit.