Vrau një person dhe i plagosi vëllanë pas sherrit për një vajzë në Elbasan, zbulohet identiteti i autorit

Vrau një person dhe i plagosi vëllanë…

Personi në foto është 24-vjeçari Ardit Hida, përgjegjës për një ngjarje të rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 19.50 në lagjen “Qemal Stafa” në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se Hida ka qëlluar me thikë në drejtim të vëllezërve Kovaçi duke lënë të vdekur Florenc Kovaçin, ndërkohë që i plagosur mbeti vëllai i tij Mikel Kovaçi.

Gjatë operacionit për kapjen e tij policia gjeti dhe sekuestroi edhe thikën me të cilin autori i mori jetën 28 vjeçarit. Përpara bluve, autori e ka pranuar autorësinë e vrasjes dhe të plagosjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit