Vrau partneren rumune, shqiptari në Greqi: Po planifikonim martesën

Vrau partneren rumune, shqiptari në Greqi: Po…

Gentian Mino është shqiptari i cili pas një sherri ka qëlluar me armë zjarri gruan e tij. Kjo e fundit gjeti vdekjen nga një plumb që e kapi në kokë. Tragjedia u regjistrua në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës, ndërsa shqiptari dyshohet se ka qenë i dehur.

Gruaja e shqiptarit ishte rumune dhe 29 vjeçe. Pas krimit shqiptari ka njoftuar policinë duke i treguar për vrasjen që kishte kryer. Para hetuesve greke ai ka deklaruar se ishte kthyer në banesë në orët e vona të natës në gjendje të dehur dhe pas debatit ka qëlluar gruan me dy plumba.

Sipas mediave greke shqiptari ka rrëfyer se Nina pa pistoletën dhe nuk ndihej mirë de se 29-vjeçarja nuk e donte pistoletën në shtëpi dhe nuk donte ta shihte para saj. Sipas tij, ajo i kërkoi që t’ia hiqte nga sytë dhe shqiptari ka pretenduar se reagimi i partneres iu duk qesharak.

Pas kësaj ai ka vendosur ta ngacmojë edhe më shumë, siç pretendon ai, duke i drejtuar armën për të cilën mendonte se ishte në siguresë. 39-vjeçari pohon se ai dhe Nina ishin shumë të dashuruar dhe se kishin planifikuar të martoheshin.

“Çfarë bëra; Çfarë bëra; Nuk e desha”, përsëriti ai para policisë që e arrestoi jashtë shtëpisë ku i priste në gjendje shoku.

“Ky njeri në asnjë mënyrë nuk kishte qëllim vrasjeje, ai është i shkatërruar dhe po përjeton ndjenja të thella pikëllimi dhe dhimbjeje pasi plumbi fatal goditi partneren e tij të jetës me të cilën synonte të martohej. Sikur ta kthente kohën pas, sikur të mos e kishte blerë kurrë, siç thotë ai, atë armë. Ai është penduar dhe i kërkon falje familjes së viktimës”, tha avokatja e tij Efi Somara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit