Vrau vëllain e hasmit dhe mori hakun e babait të ndjerë, lihet në burg 17-vjeçari

Vrau vëllain e hasmit dhe mori hakun…

Para pak ditësh në fshatin Manati u regjistrua një ngjarje tragjike, ndërsa 17-vjeçari Florian Përvathi vrau me armë për hakmarrje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Ky i fundit është vëllai i vrasësit që mori jetën  e babait të adoleshentit nga Lezha. Për hakmarrje për gjakun e derdhur të babait të tij, i riu ka vrarë vëllain e hasmit. Ndërkohë sot Gjykata e Lezhës ka lënë në burg të riun Florian Përvathi, i cili vrau me armë për hakmarrje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj. Në dëshminë e parë në Polici ditën e ngjarjes, adoleshenti i cili u vetëdorëzua, ka thënë se krimin e kishte kryer për të marrë hakun e babait të vrarë nga vëllai i fqinjit në vitin 2009. Ndue Lekgjonaj vrau me armë zjarri Gjon Përvathin dhe në të njëjtën ditë gruaja i dha fund jetës, duke pirë fotoksinë. Në këtë mënyrë, mbetën katër fëmijë jetimë ndaj Floriani mori hakun e babait të ndjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit