Vrau policin në Fier, zbardhet dëshmia e Azganit: Mendova se më shau kur më ngriti dorën

Vrau policin në Fier, zbardhet dëshmia e…

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Mësohet se 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe ka menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Ai shton se në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe thekson se e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

Mendova se po me shante kur më ngriti dorën dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman”, mësohet të ketë thënë Mërnica.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit