Vrau policin pas sherrit se kush kalon i pari në rrugë, autori ishte në makinë me mamanë

Vrau policin pas sherrit se kush kalon…

Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Azgan (Asllan) Mërnica u largua nga vendi i ngjarjes.

Kontrollet gjatë natës janë përqendruar në zonën Sulaj, Havaleas dhe Apoloni. Policia ka dyshime se pasi braktisi makinën pranë vendit të vrasjes në fshatin Baltëz, autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona për ngjarjen, familjarë të autorit të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e 23-vjeçarit. Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje të vetëdorëzohet. 

Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar.

Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit