Vrau prindërit e ish të dashurit dhe u copëtoi trupat, gjykata italiane dënon me 30 vite burg Elona Kaleshën

Vrau prindërit e ish të dashurit dhe…

Elona Kalesha, vajza nga Durrësi që vrau, coptoi dhe i futi pjesët e trupit të prindërve të ish të dashurit në valixhe, është dënuar vetëm me 30 vite burg nga gjykata italiane. Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në tetor të vitit 2015, teksa trupat e tyre të masakruar u gjetë në dhjetor të vitit 2020 në disa valixhe. Plani ishte i mirëmenduar nga 39-vjeçarja, e cila inatin dhe mërzinë me ish të dashurin vendosi ta kthejë në nja krim të rëndë.

Kalesha dyshohet se futi bashkëshortët në kurth, të cilët erdhën në Itali për të parë djalin e tyre Taulantin. Ky i fundit ishte i burgosur për akuzën e shpërndarjen e drograve të ndryshme. Ai do të lirohej nga burgu pas disa ditësh, ku priste të bashkohej me prindërit.

39-vjeçarja u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pas dyshimeve që ajo ishte personi i fundit që ishte takuar me ta. Një pistë tjetër e arsyes së vrasjes është sipas hetuesve se ajo kishte si qëllim që t’i eliminonte për t’u marrë 40 mijë euro, që kishin si gjendje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit