Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se e ngacmoi seksualisht, shqiptarja dënohet me 8 vite burg

Vrau pronarin e shtëpisë ku punonte se…

Drejtësia italiane ka dënuar me 8 vjet burg Mide Ndreun. 52-vjeçarja më 24 nëntor 2021 goditi me thikë pensionistin Antonio Amicucci, 68 vjeç, në shtëpinë e të cilit punonte si ndihmëse shtëpiake.

Në fillim ajo u dënua me 16 e gjysmë vite burg për vrasje me dashje të shkallës së parë në Novara, por vitin e kaluar gjykata e Apelit të Torinos ia uli dënimin në tetë vite.

Sipas mediave italiane vendimi përfundimtar i Gjykatës së Kasacionit konfirmoi se shqiptarja, pasi kishte pësuar një ngacmim seksual që më pas e ka bërë të godasë 13 herë me thikë Amicuccin.

Pensionisti italian ndërroi jetë, teksa Ndreu telefonoi për ndihmë dhe u arratis, por pak orë më vonë u arrestua nga karabinierët.

Pas arrestimit shqiptarja tregoi ngacmimet që kishte pësuar prej disa kohësh dhe e kishte justifikuar goditjen me thikë si vetëmbrojtje,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit