Vrau Rakip Rolin| Autori: Më rrahën për një femër, vura nderin në vend

Vrau Rakip Rolin| Autori: Më rrahën për…

Para pak ditësh Llej Lika ekzekutoi me armë zjarri biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli. Pas ngjarjes së rëndë, autori 22-vjeçar, i cili vrau biznesmenin e materialeve të ndërtimit pranoi fajin dhe autorësinë e krimit. Kujtojmë se Lika ekzekutoi Rolin, teksa ky i fundit po lëvizte me makinë luksoze tip ‘Audi Q7’ . Ndërkohë në dëshminë e tij pas krimit, Llej Lika shprehet se arsyeja e vrasjes së Rakip Rolit ka qenë sherri që djemtë e Rolit kanë pasur me të para katër muajsh. Ndërkohë në dritë kanë dalë detaje të reja për këtë ngjarje, Në dëshminë e tij të dhënë kohët e fundit, Llej Lika, ka treguar se konfliktin prej muajit korrik 2021, e ka pasur me njërin nga djemtë e Rakipit, ku shkak është bërë ngacmimi i një vajze. Llej Lika, ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte Llej Lika me disa miq të tij, dhe të tre së bashku e kanë rrahur brutalisht dhe kërcënuar me jetë.

Llej Lika:

Unë kam vepruar i vetëm dhe atë mëngjes e dija se çfarë do bëja. Babai im ka qenë në shtëpi, dhe vetëm sa më ka përcjellë në oborr, por s’ka pasur asnjë dijeni se kisha armën në makinë dhe do dilja për të vrarë Rakipin. Kam shkuar pranë banesës së tij dhe në një rrugicë jam pozicionuar për të pritur se kush do dilte nga shtëpia, Rakipi apo ndonjë nga djemtë e tij. Në momentin që nga shtëpia ka dalë Rakipi, e kam ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas, i jam afruar duke e qëlluar.

Më tej, autori i vrasjes së biznesmenit, ka treguar se pasi ka vrarë Rakip Rolin, është larguar dhe ka shkuar tek lokali, ku Rakip Roli së bashku me dy djemtë e kanë rrahur në 8 korrik 2021.

Autori që vrau Rakip Rolin:

Ika nga vendi i ngjarjes dhe kam shkuar tek lokali i fshatit ku më dhunuan dy djemtë dhe Rakip Roli. Aty kam zbritur nga makina dhe kam qëlluar një herë me breshëri, duke bërtitur me zë të lartë “…i mora hakun, vura nderin në vend…” dhe më pas jam larguar. Në ikje e sipër, rrugës kam parë shokun tim, Klajdi Gjegjaj, të cilin e kam marrë me vete dhe jam larguar në drejtim të shtëpisë së David Gegës, ku në sërën e druve kam fshehur armën e krimi

Ndërkohë sipas dëshmisë, Gega nuk ka pasur dijeni se në banesën e tij kishte fshehur armën. Skënder dhe Llej Lika u arrestuan pas ngjarjes në zonën e Fushë Milotit, si autorët e dyshuar të vrasjes të biznesmenit Pilot Roli. Kujtojmë se i ndjeri Rakip Roli, i njohur më së shumti si Pilot Roli ishte një biznesmen materialesh ndërtimi në zonën e Sanxhakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit