Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, ky është autori i ngjarjes në Dhërmi

Vrau recepsionistin dhe i zhduku trupin, ky…

Policia ka publikuar foton e Gerald Shehut autorit të vrasjes së recepsionistit Eraldo Nevruzi në një hotel në Himarë.

43-vjeçari Shehu ishte bashkëpronar në hotelin ku punonte i ndjeri nga Tirana, dhe sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se ai është autori i krimit të rëndë. Hetuesit kanë sekuestruar pamje filmike ku dyshohet se Geraldi ka qëlluar Eraldon me armë zjarri, madje janë siguruar dhe disa dëshmi.

Deri në këto momente Gerald Shehu nuk është mundur të arrestohet dhe mendohet se pas krimit të jetë larguar në Greqi. Fotoja e tij është shpërndarë dhe me autoritetet helene dhe strukturat e policisë në rajon.

Endë është i paqartë shkaku i krimit, ndërsa viktima dhe autori kishin planifikuar që të bashkëpunonin në biznes. Trupi i viktimës Eraldo Nevruzi ende nuk është gjetur nga policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit