Vrau shokun e fëmijërisë, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Vrau shokun e fëmijërisë, arrestohet 39-vjeçari në…

Ka rënë në pranga autori i një vrasjeje me armë zjarri, të kryer në vitin 2016. Gëzim Kajno vrau me armë zjarri Asllan Kërtushën, të cilin e kishte shok fëmijërie.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, dhënë më datë 17.10.2023, për ndalimin e shtetasit Gëzim Kajno, 39 vjeç. Ai është dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dënim nga i cili i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet.

Më datë 01.03.2016, në lagjen nr. 17, Durrës, 39-vjeçari ka vrarë me armë zjarri, shtetasin A. K.. Shtetasi Gëzim Kajno iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Kajno, i cili plagosi edhe kushëririn e tij gjatë përplasjes fizike që ndodhi para vrasjes, tregoi në atë kohë se me Asllan Kërtushën njihej prej vitesh. Ai tha se Kërtushën e kishte patur në klasë kur studionte në gjimnazin “Naim Frashëri” të Durrësit.

Kërtusha, sipas tij, ishte person problematik dhe konsumonte shumë alkool. Gëzim Kajno ka treguar se ai vinte shpesh në lokalin e tij dhe se kur pinte, niste e thyente gota duke dëmtuar lokalin dhe duke trembur klientët. Kajno tha se nuk kishte si qëllim ta vriste Kërtushën , por sipas tij situata doli jashtë kontrollit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit