Vrau shqiptarin për një vajzë, flet i riu grek: Kisha pirë

Vrau shqiptarin për një vajzë, flet i…

I riu grek ka deklaruar se e vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova, pasi ishte në gjendje të dehur. Teksa merrej në pyetje nga policia greke, 33-vjeçari nga Mykonosi  tha se nuk kishte qëllim ta vriste. Kujtojmë se, ngjarja ndodhi mëngjesin e së hënës pas një debate që patën në një lokal të ishullit të famshëm.

Sipas mediave greke, autori në dëshminë ka thënë se ka qenë i dehur në momentin e përleshjes me të riun shqiptar, të cilin e vrau me armë gjahu dhe pritet që të shprehë pendesë para trupës gjykuese. Sa i përket vajzës e cila dyshohet se u bë ‘molla e sherrit’, persona pranë të riut grek thonë se nuk ishte krim pasioni pasi nuk kanë pasur asnjëherë lidhje romantike. Sot 33-vjeçari pritet të dërgohet në prokurorinë e Athinës ku pritet t’i jepet një afat për të kërkuar falje.

Ndërsa autoritet shprehen se ai nuk kishte qenë kurrë problematik më parë. Dhe prandaj deri më tani mendohet që shkak për këtë tragjedi ka qenë  fakti se ata të dy kanë qenë të dehur.

Në lidhje me vrasjen, pronari i lokalit tregoi se vajza e cila u konsiderua si “molla e sherrit” nuk kishte lidhje me dy djemtë. Ajo kishe shkuar në lokal me shoqet e saj. Më pas erdhën dy djemtë dhe nisën përplasje me fjalë e më pas u konfrontuan fizikisht. Në atë momente autori ka nxjerrë pistoletën dhe qëlloi për vdekje shqiptarin.

“Vajza ka qenë vetëm në lokal dhe më pas ka ardhur i dashuri i saj. Ajo nuk ishte në lidhje me ata të dy, ishte shoqe me ta. Ata ishin klientë brenda dyqanit. Pasi nisën tensionet mes tyre, dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre. Kanë pasur probleme me njëri-tjetrin, me biseda, nuk e di çfarë dhe si. Ndërsa krimin, nuk e di se ku ka ndodhur saktësisht, në parking, apo në rrugë. Pasi dolën nga lokali, dy të rinj u përleshën dhe pasi autori gjeti armën, e vrau.”, tha pronari i lokalit.

Ndërsa janë zbardhur më shumë detaje rreth viktimës nga Kosova. Të afërmit e tij tregojnë se babai i tij ka qenë polic në Shqipëri ndërsa vëllai ka emigruar për në Angli, ku është punëtor ndërtimi. Për shumë vite, viktima punonte në ishull si elektricist.

Burri vrau gruan shtatzënë pasi e kishte mbajtur peng për 6 muaj , del fotoja e çiftit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit