
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Axel Hoxhajn, 18-vjeçarin i cili vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkesi. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme Hoxhaj ka pranuar krimin, por nuk ka dashur të flasë dhe të japë më shumë detaje rreth kësaj çështje.
I riu përgjigj shkurt duke thënë: Do flas në një moment të dytë.
Hoxha u vetëdorëzua dy ditë më parë në Policinë e Tiranës. Konfliktet mes tyre kanë qenë të vazhdueshme dhe ka pretenduar se 4 muaj para krimit, 20-vjeçari e kishte dhunuar pas një konflikti mes tyre. Viktima e akuzonte Hoxhajn se i kishte shqetësuar të dashurën, gjë të cilën e ka mohuar duke thënë se komunikimin dhe takimet me vajzën ishin të pashmangshme për arsye se ishin në të njëjtën klasë.
20-vjeçari, Stiven Toshkësi u vra më 18 Prill në orën 00:35 në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”. Toshkesi ndërroi jetë në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.