Vrau tetë persona dhe s'u pendua/ Dënohet me 260 vite burg dhe 8 dënime të përjetshme autori

Vrau tetë persona dhe s’u pendua/ Dënohet…

Një gjykatë në New York, ka vendosur të dënojë me 8 dënime të përjetshme një mbështetës të grupit militant të Shtetit Islamik. Militanti vrau 8 këmbësorë e çiklistë në vitin 2017 me kamionin e tij të marrë me qera. Pesë nga viktimat ishin turistë nga Argjentina, një grua 31-vjeçare ishte nga Belgjika. Edhe dy amerikanë ishin në mesin e viktimave, teksa 12 të tjerë u plagosën.

Sipas mediave të huaja, shtetasi Sayfullo Saipov, u dënua nga drejtësia amerikane me plot 260 vjet. Megjithë aksidentin fatal, ai nuk shfaqi asnjë shenjë pendese në kohën e gjykimit, pavarësisht se në sallë ndodheshin edhe familjarë të viktimave. 35-vjeçari kishte thirrur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe në kohën kur kreu sulmin.

Pasi doli nga kamioni, ai u qëllua nga policia. Sipas tij, kryerja e një akti të tillë do ta bënte atë pjesë të Shtetit Islamik. Shtetasi uzbek, Saipov pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Kolorado.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit