Vrau tre persona në Gllogjan| Autori punonte në Gjykatën e Pejës, zbardhen detajet

Vrau tre persona në Gllogjan| Autori punonte…

Policia e Kosovës ka arrestuar Halil Mehmetajn dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, për vrasjen e ndodhur në Gllogjan disa javë më parë. Sipas ndërtimit të skenës së krimit dhe burimeve nga prokuroria, mediat kosovare raportojnë se drejt fugonit dyshohet të ketë hapur zjarr Malsori.

Ai është një i ri i diplomuar në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë. Pas studimeve Malsor Mehmetaj, që nga 24 prilli i vitit 2018 punonte në Gjykatën Themelore të këtij qyteti.

Dyshimet e para çojnë në detajet se shënjestra ka qenë shoferi i mjetit të sulmuar, Gani Gjokaj, por që fatkeqësisht plumbat i morën jetën edhe dy nxënësve. Malsor Mehmetaj dyshohet se është nxitur për atentatin ndaj Gjokajt, fill pas vetëvrasjes së motrës së tij në qershor të vitit 2020.

Mendohet se shoferi ka pasur një histori dashurie me motrën e autorit, por që nuk ka përfunduar ashtu siç pritej. Sa i përket arrestimit të tre anëtarëve të familjes Mehmetaj, familjarët e tjerë këmbëngulin se ata janë të pafajshëm, duke kërkuar më tepër hetime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit