Vrau tre shokë klase dhe mësuesin, autori 15-vjeçar bullizohej në shkollë

Vrau tre shokë klase dhe mësuesin, autori…

Gjatë ditës së djeshme në Michigan, SHBA është regjistruar një ngjarje e rëndë në shkollën Oxford High School, në veri të Detroit. Një 15-vjeçar, i identifikuar si Ethan Crumbley, vrau tre nxënës, shok të klasës dhe plagosi 7 njerëz të tjerë. Mësohet se adoleshenti i cili kreu sulmin me armë në shkollën e tij, bullizohej vazhdimisht në shkollë.

Sipas fox2detroit, viktimat e sulmit janë një djalë 16 vjeç, dhe dy vajza, 14 dhe 17 vjeçare. Bëhet me dije se për sulmin, adoleshenti ka përdorur armën që i ati i kishte blerë javën e kaluar. Pas ngjarjes, mbi Crumbley janë ngritur akuzat për vrasje, terrorizëm, sulm dhe zotërim armatimi, teksa për ngjarjen akuzohen dhe prindërit e adoleshentit të cilët  e kanë pajisur fëmijën e tyre me armë zjarri në moshë kaq të vogël,

Përpara se të kryente sulmin, Crumbley kishte postuar dhe foto të armës së tij para sulmit në shkollë. Një ditë përpara se të kryente sulmin, autori i sulmit me armë përmes një llogarie në Instagram, me emrin e Crumbley, e cila tashmë është mbyllur, paralajmëronte për sulmin.

Në Instagram shkruhej:

Tani unë do të bëhem Vdekja, shkatërruesi i botës. Shihemi nesër shkolla Oxford.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit