Vrau vëllain e hasmit për gjakun e babait, 17-vjeçari lezhian: Krimin e kisha planifikuar

Vrau vëllain e hasmit për gjakun e…

Në datë 24 janar, u regjistrua një ngjarje tragjike në Lezhë, teksa një 17-vjeçar ekzekutoi me armë zjarri një shtetas 60-vjeç. Florian Përvathi është autori i ngjarjes, ndërsa është personi që shihni në foto. I mituri mori hak ndaj babait të tij të cilin e humbi kur ishte vetëm 5-vjeç.

Para policisë ai ka thënë se armën e kishte siguruar para një viti dhe e kishte menduar vrasjen. Mirëpo, ai nuk ka thënë se ku e kishte marrë armën që vrau vëllain e autorit që i kishte ekzekutuar babain..

Në vitin 2009 Ndue Lekgjonaj (vëllai i Lekë Lekgjonajt) është vetëdorzuar në polici pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Gjon Përvathi. Si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë. Për aksidentin me makinë të djalit të viktimës dhe plagosjen e të afërmit të këtij të fundit. Tragjedia u thellua kur nëna e tij Martine Përvathi, 40 vjeçe piu helmin në prani të motrës së saj, dhe vdiq menjëherë pasi i vranë të shoqin dhe i aksidentuan djalin, pasi mendoi se i vdiq edhe ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit