Vrau vëllain me thikë në oborrin e shtëpisë në Dibër, i ati pa gjithë skenën

Vrau vëllain me thikë në oborrin e…

 Detaje të reja kanë krimi tragjik brenda familjes në Maqellarë të Dibrës, ku vëllai vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

26-vjeçari Florian Tonuzi dhe vëllai i tij 23-vjeçar, Benard Tonuzi, kanë qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë dhe më pas janë kthyer bashkë në shtëpi, me makinën e tyre, ku autori ka qenë në timon dhe vëllai i vogël në vend të parë.

Kur kanë mbërritur në shtëpi, djemtë i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën. Ky i fundit ka dalë jashtë, iu ka hapur portën fëmijëve, të cilët kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

26-vjeçari e ka qëlluar vëllanë e tij me thikë brenda makinës, ndërsa i ati ka parë gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit