"Vrava 2 mijë vetë s’më besoi njeri", zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi nënën me thikë në Lezhë

“Vrava 2 mijë vetë s’më besoi njeri”,…

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më besoi njeri, pasi vrava nënën time dhe më besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani.

Ngjarja e rëndë ndodhi brenda apartamentit ku jetonin në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

88-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë. Arsen Dani u arrestua disa minuta pas vrasjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit