"Vrisni shqiptarët" Skandal në Serbi! Buzukja u përball me thirrje anti-shqiptare

“Vrisni shqiptarët” Skandal në Serbi! Buzukja u…

Një ngjarje e rëndë ka njollosur atmosferën e eventit të UFC-së në Beograd, ku mundësi me origjinë shqiptare, Dennis Buzukja, u përball me thirrje raciste dhe nxitëse të dhunës nga ana e publikut vendas.

Tensionet u ndezën në momentin që Buzukja hyri në sallë duke mbajtur lart flamurin kuqezi. Tifozët në tribuna reaguan ndaj pranisë së tij me thirrje fyese, të hapura për dhunë, ku spikatën brohoritjet “Vr*sni, vr*sni shqiptarët!”.

Buzukja u ndesh në kategorinë featherweight kundër luftëtarit serb Bogdan Grad, duke luftuar nën një presion të vazhdueshëm psikologjik nga tribuna.

Pasi dyluftimi përfundoi, fitorja iu dha Gradit me vendim të gjyqtarëve, duke shkaktuar festë të zjarrtë mes tifozëve vendas në Beograd Arena.

Pavarësisht rezultatit sportiv, skenat e shëmtuara të regjistruara gjatë hyrjes së Buzukjas janë shndërruar në qendër të vëmendjes dhe janë dënuar gjerësisht për përzierjen e gjuhës së urrejtjes dhe thirrjeve ksenofobe në një ngjarje ndërkombëtare sportive.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit