Vriten 3 ushtarë Amerikanë në Jordani, sulmohet baza e Amerikës me dron

Vriten 3 ushtarë Amerikanë në Jordani, sulmohet…

Presidenti Joe Biden dhe ushtria amerikane kanë deklaruar se tre pjesëtarë të ushtarisë amerikane u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një sulm me dron pa pilot një bazë ushtarake në Jordani të dielën.

Në një deklaratë Presidenti Biden fajësoi për sulmin grupet militante të mbështetura nga Irani që veprojnë në Siri dhe Irak dhe tha se SHBA do t’i kërkojë llogari të gjithëve atyre që janë përgjegjës në një kohë dhe në një mënyrë që do të zgjidhet nga vetë Amerika.

Joe Biden deklaroi se sulmi ndodhi në një bazë në Jordaninë verilindore afër kufirit me Sirinë. Një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes tha se sulmi ndodhi në një postë të njohur si Kulla 22, ku janë vendosur rreth 350 ushtarë të ushtrisë dhe forcave ajrore të SHBA-së.

Komanda Qendrore e SHBA-së e cila mbikëqyr forcat në Lindjen e Mesme fillimisht dha numrin e të plagosurve në 25, por dy zyrtarë amerikanë thanë shpejt se kjo shifër ishte rritur në më shumë se 30. Komanda Qendrore konfirmoi më vonë të dielën mbrëma se të paktën 34 ishin plagosur. Tetë nga anëtarët e plagosur të shërbimit duhej të evakuoheshin dhe disa ishin në gjendje kritike.

Ushtarët e vrarë ishin në dhomat e tyre të fjetjes në bazën ushtarake kur sulmi me dron ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Zyrtarë të Komandës Qendrore thanë se identitetet e të vrarëve do të mbahen për 24 orë pasi të jenë njoftuar familjet e tyre.

“Ne do të përgjigjemi.” – ka deklaruar Presidenti Joe Biden në një deklaratë për mediat.

Ky besohet të jetë sulmi më vdekjeprurës ndaj anëtarëve të shërbimit amerikan që kur 13 amerikanë u vranë në një sulm vetëvrasës në Kabul, ndërsa SHBA-të u tërhoqën nga Afganistani në vitin 2021.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit