Vriten 65 ushtarë Ukrainas, Moska akuzon Kievin

Vriten 65 ushtarë Ukrainas, Moska akuzon Kievin

74 persona, përfshirë edhe ushtarë Ukrainas të cilët gjendeshin në bordin e një avioni ushtarak Rus janë vrarë të mërkurën për shkak të rrëzimit të avionit nga sistemi i raketave anti-ajrore.

Ministria Ruse e Mbrojtjes fajësoi Ukrainën për rrëzimin e aeroplanit të mallrave Ilyushin-76 brenda hapësirës ajrore ruse, 5 deri në 6 kilometra nga fshati Yablonovo në rrethin e Korocha në hapësirën territoriale ruse. Zyrtarë të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes deklaruan se Kievi kishte përdorur një sistem raketash anti-ajrore për të shënjestruar avionin dhe e quajti atë një akt terrorizmi.

Agjencitë ruse të lajmeve që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes duke thënë se 65 ushtarakë ukrainas ishin në bordin e avionit dhe po fluturonin për në Belgorod përpara një shkëmbimi të të burgosurve.

Nga ana tjetër një agjenci qeveritare ukrainase për të burgosurit e luftës tha se po hetonte pretendimet se avioni mbante ushtarakë ukrainas. Zyrtarë të ukrainës konfirmuan se shkëmbimi i të burgosurve të luftës me rusinë do të bëhej të mërkurën.

Gjashtë anëtarë rusë të ekuipazhit dhe tre anëtarë të personelit shoqërues ishin gjithashtu në bordin e avionit. Anëtari i komisionit të mbrojtjes të Parlamentit Rus, Andrey Kartapolov tha se një aeroplan i dytë ushtarak, gjithashtu një IL-76, mbante 80 të burgosur të tjerë të luftës, i cili u devijua.

Ilyushin (Il-76) është një aeroplan transporti ushtarak i epokës sovjetike me një ngarkesë prej më shumë se 50 tonë sipas organit evropian të sigurisë ajrore Eurocontrol. Dhe është në shërbim që nga viti 1975.

Kievi dhe Moska kanë shkëmbyer robër lufte gjatë gjithë konfliktit që prej muajit shkurt të 2021. Shkëmbimi më i madh ishte në janar, kur të dyja palët shkëmbyen secila mbi 200 të burgosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit