Vriten me granatë 46 të burgosur/ Tentuan të arratiseshin gjatë trazirave të shkaktuara në burg

Vriten me granatë 46 të burgosur/ Tentuan…

Gjatë një trazire të shkaktuar në burgun e Los Llanos në Venezuelë, të paktën 46 të burgosur kanë vdekur, si dhe raportohet edhe për dhjetëra të tjerë të plagosur.

Trazirat u shkaktua në një përpjekje për t’u arratisur, tha përfaqësuesja e Asamblesë Kombëtare Maria Beatriz Martina, ku sipas saj, një granatë shpërtheu gjatë përpjekjes së arratisjes, raporton CNN.

Gjithashtu është lënduar një oficer policie nga shpërthimi i granatës.

Sipas observatorit të burgosurve në Venezuelë, bëhet me dije se edhe drejtori i burgut Carlos Toro është në mesin e të plagosurve gjatë trazirës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit