Vritet 50-vjeçari pas sherrit për pronën, arrestohet një nga autorët

Vritet 50-vjeçari pas sherrit për pronën, arrestohet…

Një 50-vjeçar ka mbetur i vdekur pas sherrit për pronën me dy vëllezër, fqinjë të tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima është Xhetan Konesha i cili është qëlluar me armë zjarri automatik 50-vjeçarin i cili është dërguar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marr nuk ka mundur të mbijetojë.

Dy vëllezërit e identifikuar si Muhamet Mera i cili është arrestuar dhe Altin Mera i cili është në kërkim, pas një konflikti të çastit me fqinjin e tyre kanë marrë armën e zjarrit dhe kanë qëlluar drejt 50-vjeçarit.

Njoftimi:

Dibër

Plagosën me armë zjarri një shtetas, me pasojë vdekjen e tij, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë, kapet dhe vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Shpallet në kërkim bashkautori tjetër i dyshuar.

Sekuestrohet edhe arma me të cilën dyshohet se autorët kanë plagosur me pasojë vdekjen, 50-vjeçarin.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në fshatin Luzni, Dibër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dy vëllezër kishin plagosur me armë zjarri fqinjin e tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë dhe profesional kanë bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e njërit prej autorëve, shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në fshatin Luzni, Dibër.

Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e bashkautorit tjetër të ngjarjes, shtetasit A. M., 42 vjeç, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll.

Dy vëllezërit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xh. K., 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se dy vëllezërit kanë plagosur 50-vjeçarin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit