
Novruz Cenaliaj 28-vjeç, është efektivi që u vra me armë zjarri në Baltëz të Fierit mesditën e kësaj të hëne.
Cenaliaj, efektiv i “Shqiponjave” të DVP Fier, ishte jashtë shërbimit por i veshur me uniformën e Policisë në momentin që është qëlluar nga një person i identifikuar si A.M.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për gjakmarrje pasi para disa vitesh është i përfshirë në një ngjarje të rëndë. Autori i dyshuar dhe viktima janë me origjinë nga Hasi. Autori pasi ka kryer krimin është larguar më një mjet tip “Audi”.
Babai i viktimës punon si polic në sallën operative të komisatiatit në Fier