Vritet me çekiç 29-vjeçari shqiptar në Spanjë/ Sherri në plantacionin e kanabisit nisi për 5 euro

Vritet me çekiç 29-vjeçari shqiptar në Spanjë/…

Vritet me çekiç një i ri shqiptar në Spanjë. Mësohet se 29-vjeçari u vra pas një sherri në plantacionin e kanabisit për 5 euro. Pak ditë më parë ai kishte humbur kontaktet me familjen dhe këta të fundite denoncuan në polici.

Ndërkohë ditën e sotme i është gjetur trupi në pyll. Vrasja e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’.

Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar, i cili, marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçar në një shtëpi. Siç kanë mësuar autoritetet e Spanjës, në këtë shtëpi ka pasur një plantacion marihuane, dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit