Vritet me thikë 15-vjeçari në Gjermani, shpallet në kërkim 22-vjeçari shqiptar

Vritet me thikë 15-vjeçari në Gjermani, shpallet…

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Marsberg-Essentho në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në Gjermani, ku një adoleshent 15-vjeçar ka rënë viktimë e një sulmi me thikë, ndërsa një bashkëmoshatar i tij ka mbetur i plagosur rëndë.

Sipas autoriteteve vendase, ngjarja e rëndë u regjistrua gjatë orëve të natës mes të shtunës dhe të dielës, menjëherë pas përfundimit të një feste. Viktima, një 15-vjeçar me shtetësi gjermane dhe banues në Dortmund, ndërroi jetë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra.

Në të njëjtin sulm mbeti i plagosur rëndë edhe një 18-vjeçar me shtetësi rumune, i cili u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia gjermane është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve kryesorë: një 22-vjeçari nga Kosova dhe një 23-vjeçari me shtetësi greke. Për kapjen e tyre është mobilizuar një forcë e madhe policore, duke përfshirë kontrolle intensive në zonat e Marsbergut dhe Olsbergut, si dhe përdorimin e një helikopteri për krehjen e terrenit nga ajri.

Hetimet e deritanishme tregojnë se krimit i ka paraprirë një përplasje apo konflikt mes palëve, ndërsa motivet e sakta dhe dinamika e plotë mbeten ende për t’u zbardhur.

Prokuroria ka njoftuar se aktualisht nuk do të bëjë publike fotot apo përshkrimet e autorëve të dyshuar, por kjo masë mund të ndryshojë nëse operacioni i kërkimit nuk sjell rezultate të menjëhershme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit