Vritet me thikë manjati i teknologjisë

Vritet me thikë manjati i teknologjisë

Një manjat i teknologjisë që ndihmoi në krijimin e aplikacionit Android dhe Cash, është vrarë me thikë në San Francisko. Bob Lee, 43 vjeç, u sulmua në lagjen e banimit Rincon Hill në qendër të qytetit në orën 2:35 të mëngjesit të së martës. 

CEO i Twitter dhe Tesla, Elon Musk gjithashtu komentoi incidentin e tmerrshëm, duke pyetur autoritetet e San Franciskos se çfarë po bëjnë për të burgosur autorët e kësaj dhe shumë ngjarjeve të tjera.

Shumë keq që e dëgjova këtë. Shumë njerëz që njoh janë sulmuar rëndë. Krimi i dhunshëm në SF është i tmerrshëm dhe edhe nëse sulmuesit kapen, ata shpesh lirohen menjëherë. A po merr qyteti veprime më të forta për të burgosur shkelësit e përsëritur të dhunshëm?” tha Musk. 

Ish-luftëtari i MMA-së, Jake Shields e kujtoi ekzekutivin e teknologjisë si një “mik besnik”dhe pretendoi se Lee ishte shënjestruar në një grabitje dhe sulm të rastësishëm pavarësisht se ishte në një pjesë të populluar të qytetit.

Manjati i teknologjisë kishte jetuar në një apartament 1.8 milionë dollarë në Miami, ndërsa gruaja e tij Krista duket se jeton ende në San Francisko. Autoritetet konfirmuan se ai u dërgua me urgjencë në spital, por vdiq nga plagët e marra. 

Zyrtarët nuk kanë bërë ende një arrestim, dhe Policia e San Franciskos nuk ka dhënë asnjë detaj të një të dyshuari. Lee, i cili u quajt ‘Crazy Bob’ nga miqtë, ishte një investitor aktiv në kompani të shumta, si SpaceX, Clubhouse dhe Figma. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit