Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër

Vritet me thikë një 15-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku një 15-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një sherri për konflikte të dobëta.

Raportohet se i mituri është goditur për vdekje me thikë nga një person ende i paidentifikuar dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit