Vritet me thikë një shqiptar në Zvicër, e telefonoi vetë policinë para se të ndërronte jetë

Vritet me thikë një shqiptar në Zvicër,…

Një shtetas nga Kosova është vrarë me thikë mbrëmjen e së premtes në Dietikon, afër Zyrihut, Zvicër. Viktima, një 43-vjeçar, arriti të njoftojë vetë policinë kantonale të Zyrihut pak pas orës 23:00, por pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në banesën e tij.

Sipas autoriteteve zvicerane, i dyshuari për krimin është një burrë 56-vjeçar me shtetësi nga Uganda. Ai u arrestua pak më vonë në stacionin e trenit në Dietikon.

Motivi i krimit dhe rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta, ndërsa policia kantonale e Zyrihut, së bashku me Zyrën e Prokurorit për Krime të Dhunshme, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe policia lokale e Dietikonit, shërbimet e emergjencës, mjekë të urgjencës si dhe ekspertë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Zyrihut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit