Vritet në atentat biznesmeni në Laç/, viktima Xhelal Reçi ish- polic

Vritet në atentat biznesmeni në Laç/, viktima…

Xhelal Reçi u ekzekutua në orën 7 e 23 të mëngjesit të sotëm,  në një atentat të mirë menduar, duke e lënë të vdekur në vend.

Autorët më pas janë larguar në drejtim të Milotit me mjetin e tyre tip “Toyota”, mjet i cili ishte i vjedhur dhe posedonte targa italiane. Rreth një ore pas ngjarjes, shërbimet e policisë gjetën të djegur automjetin pranë bregut të lumit Mat në Milot.

Viktima prej vitesh drejtonte disa biznese në qytetin e Laçit por gjithashtu 15 vite më përpara punonte në rradhët e policisë.
Viktima njihej si person i qetë në qytetin e Laçit dhe nuk ka patur të shkuar kriminale më parë.
Pista kryesore ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pasur i biri Besniku, ku një vit më parë iu bë një atenat në dalje të Shëngjinit por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, por janë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit