Vritet në atentat pranë garazhit reperi suedez C. Gambino

Vritet në atentat pranë garazhit reperi suedez…

Reperi suedez C. Gambino është vrarë në një pritë të organizuar mbrëmjen e djeshme, në dalje të një garazhi në Goteborg.

26-vjeçari i maskuar emri i vërtetë i të cilit është Kara Ramadan ishte një nga yjet më të mëdhenj të repit suedez dhe u shpall reperi i vitit muajin e kaluar duke fituar një çmim ‘Grammy’. Siç raportojnë dhe mediat e huaja, Gabmino ishte duke parkuar automjetin e tij në garazh, kur persona të armatosur i kanë bërë pritë duke e qëlluar me breshëri plumbash.

Pas kësaj, Gambino është dërguar në spital por nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra. Sipas hetimeve të para të Policisë, ka dyshime se sulmuesit i kishin bërë pritë reperit përpara se ta qëllonin.

Vrasja mund të jetë e lidhur me një konflikt mes bandave Biskopsgarden verior dhe jugor në Goteborg. Vetë reperi ka qenë një emër i njohur për autoritetet e rendit. “Policia ka nisur një hetim për vrasje, por deri në këto momente askush nuk është arrestuar në këtë rast,” tha policia në një deklaratë.

Kënga më e fundit e C.Gambinos, ‘Sista Gang’ (Hera e fundit), u publikua më 31 maj dhe është transmetuar 700,000 herë që atëherë në faqen suedeze Spotify. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit