Vritet në një atentat në Gjermani ish-boksieri shqiptar

Vritet në një atentat në Gjermani ish-boksieri…

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Bielefeld, në qendër të qytetit. Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave. Autori/ët e ngjarjes nuk janë prangosur ende, teksa janë shpallur në kërkim nga autoritet gjermane.

Viktima është identifikuar si ish-boksieri nga Kosova, Besar Nimani. Ngjarja ndodhi në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00, kur një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar ish-boksierin shqiptar.

Policia thekson se shtetasi kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda. Nuk dihet ende motivi i vrasjes së shqiptarit të Kosovës, teksa policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve që fshihen pas atentatit.

Ish-boksieri shqiptar Besar Nimani kishte kohë që kishte probleme sidomos me bandat turke që operojnë në Gjermani. Para disa vitesh një turk kishte plagos Besar Nimanin si dhe tre shqiptarë të tjerë në shtetin gjerman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit