Vritet Polici në Fier

Vritet Polici në Fier

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në fshatin Baltëz të Fierit.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se një efektiv i Policisë është vrarë me armë zjarri. Nuk ka detaje për identitetin e viktimës apo të autorëve të ngjarjes.

Polici i ndjerë ka qenë jashtë orarit të detyrës, dhe të shtënat me armë kanë ardhur pas një konflikti të çastit.

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit. Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton Policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit